5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Tirana bën detyrën ndaj Pogradecit

- Advertisement -

Burimi: RTSH Sport

Pas takimeve të javës së 5-të të fazës së grupeve të Ligës Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra, me ndeshjet e javës së 8-të të nivelit më të lartë të tij, Superligës, që është edhe java e parë e fazës së dytë. Dhe takimi që ka ulur siparin e kësaj jave ka qenë takimi që u luajt në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në kryeqytet, midis Tiranës dhe Pogradecit.

Në fakt, kjo sfidë, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka rezultuar një rrugë me një kalim për skuadrën bardheblu, e cila e ka mbyllur gjithçka në 3 sete, brenda 64 minutash. Seti i parë ka qenë paksa më i luftuar, me liqenorët që përpiqen të bëjnë rezistencë, por vajzat bardheblu e marrin këtë set 25-20.

Dy setet e tjera nuk kanë patur shumë histori, pasi Tirana e drejtuar nga trajneri veteran, Hasan Guarabardhi, i ka fituar të dy, përkatësisht 25-16 dhe 25-17 dhe gjithë ndeshjen 3-0.

Me këtë fitore, që ishte e 6-ta në këto 8 javë për vajzat bardheblu, Tirana mbetet në vendin 3-të të renditjes, tashmë në kuotën e 18 pikëve, 3 më pak se kampionia në fuqi, Partizani, që mban vendin e dytë, dhe 4 më pak sesa Skënderbeu kryesues.

Ndërsa Pogradeci mbetet në vendin e 5-të, me 9 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia. Java e 9-të e Superligës së Femrave luhet të premten dhe të shtunën.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit