5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Pogradec/ Bulevardi “Europa” uzurpohet nga privati! Qytetarët: Nuk kemi vend ku të shkelim…

- Advertisement -

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e Pogradecit për zaptimin e shëtitores “Europa”, në një monitorim të kryer sot, banorët thonë se hapsira është zënë nga bizneset dhe se pushteti vendor nuk duhet të lejojë që vendkalimi i qytetarëve të uzurpohet. Qytetarët shprehin se bizneset mund të zhvillohen në zona të tjera të qytetit, por pa bllokuar hapësirën e qytetarëve. “Nuk duhet të zihet hapësira publike, qytetarët duhet të kenë liri lëvizjeje,” tha një banor.

Një tjetër tha se bizneset duhet të vendosen në vende të tjera, jo në vendin e këmbësorëve. Gjithashtu, një qytetar tha se Pogradeci, sidomos në verë, ka shumë njerëz që lëvizin, kështu që nuk duhet të mendohet vetëm për bizneset, por edhe për vetë qytetarët.

Në lidhje me këtë situatë, u interesuam pranë Bashkisë së Pogradecit, ku drejtorja e Taksave Tatimore në Bashki, Enjela Karafili, tha se shëtitore “Europa” është një zonë e mundshme për shfrytëzim nga bizneset që nga viti 2021, por së fundmi ka pasur interes nga bizneset për të shtuar hapësirat e rezervuara. Megjithatë, sipas saj, kjo nuk është një zonë që duhet të përdoret vetëm për shëtitje, por për kalimin e lirë të qytetarëve është dedikuar një hapsirë me dy metra gjerësi.

Bulevardi “Europa” u rikonstruktua rreth 15 vite më parë në qytetin e Pogradecit, si një hapësirë e dedikuar vetëm për këmbësorët. Në të janë vendosur pllakat me emrat e 100 personazheve të njohur botërore, përfshirë edhe shqiptarët e suksesshëm. Ndërkohë, duket se ky bulevard po përdoret gjithnjë e më shumë nga baret dhe restorantet duke humbur qëllimin e tij fillestar, si një hapsirë lëvizje vetëm për këmbësorët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit