U dogj 8 vite më parë, pallati i kulturës ‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq drejt rimëkëmbjes, ndërhyet në fasadën e ndërtesës.
Në qendrën komunitare kulturore Maliq që mban emrin e artistit Dhimitër Orgocka po përparojnë punimet për rimëkëmbjen e ndërtesës.
Aktualisht, sapo ka filluar ndërhyrja në rehabilitimin e fasadës së jashtme të këtij objekti kaq të rëndësishën për kulturën, rininë dhe gjithë komunitetin artdashës të bashkisë Maliq.
Me kohë, pritet të realizohet ky projekt parësor në objektivat e bashkisë Maliq për ti kthyer qytetit dhe komunitetit një qendër komunitare kulturore të munguar. Gjithçka në varësi të fondeve që arrihet të sigurohen nga bashkia, dhe që fazë pas faze po shkojnë drejt përmbylljes së rehabilitimit të plotë.
Pallati i kulturës ‘Dhimitër Orgocka’ u dogj 8 vite më parë si pasojë e një shkëndije elektrike në ndërtesën e amortizuar të ngritur pas viteve 1950-të.