12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Pogradec/ Droga temë diskutimi nga autoritetet. Pas shkollave, tashmë instancat…

- Advertisement -

Takime sensibilizuese për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale për kultivimin e bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë kanë zhvilluar takime në ambientet e bashkive Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe në qytetin e Bilishtit, në ambientet e një shkolle.

Pjesëmarrës në takimin e zhvilluar në Pogradec, ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, Prefekti i Qarkut z. Nertil Jole, kryetari i bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli, Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec Elton Halili; Shefat e Seksioneve për Krimet dhe Policimit në Komunitet, kryetarët e Njësive Administrative, kryepleqtë, inspektorë të pyjeve, si dhe banorë të këtyre zonave.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për një bashkëpunim sa më efikas me strukturat e tjera ligjzbatuese dhe me komunitetin në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qëllim që edhe reagimi të jetë i menjëhershëm, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit