Nga: Eduart Bardhushi
Korça plot e përplot e mbushur me turistë nga e gjithë bota, Aeroporti i Korçës po përballet me fluks, po ulen nga 2 avionë njëherësh në 2 pistat e aeroportit gjigant, një qytet i mbushur plot me të rinj, me një ekonomi si të Dubait, me pak fjalë Korça qyteti që “nuk fle” asnjëherë…
Marr shkas të bëj një shkrim lidhur me analizën aktuale nga Ardit Konomi, për sa i përket sektorit të turizmit.
Struktura politiko-administrative që sot drejton lokalisht, është trupi direkt përgjegjës për këtë, sidomos në kushtet aktuale ku turizmi është laj-thaj i vetmi aktivitet ekonomik në fokusin e saj, gjendet tërësisht jashtë loje, e paorientuar në kuptimin e fushëpamjes që arrin të ketë dhe e paditur në kuptimin e rolit dhe përgjegjësisë që ka. – frazë e shkëputur nga analiza e detajuar nga Ardit Konomi.
Besoj se, ashtu si unë dhe ju jeni plotësisht me atë se çfarë është thënë më sipër, sepse veç shkrimit, situatën po e shohim dhe po e dëgjojmë çdo ditë…
Përveç pjesës së turizmit, Korça dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë po “FIRAKSEN” çdo ditë e më shumë, rinia ka “fluturuar”, për shkak të ekonomisë dhe vendeve të punësimit që qyteti dhe rrethinat ofrojnë, me rroga qesharake, minimaliste, ku të rinjve nuk iu del të shtyjnë muajin me 1 kafe/dita, mos flas me tej për shpenzime të tjera…
Ky është realiteti i hidhur, unë nuk po shaj vendin tim, nuk po them një gjë të pa vërtetë, realitetin pranojeni, mos besoni propagandën e të tjerëve që tentojnë të ngopin popullin me lugë bosh…