Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, ku ky shtetas është konstatuar me automjetin tip “Toyota”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike. Pas verifikimit të kryer rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.