4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Ilir Jano: Edhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të para dhe menduara tridhjet e kusur vite më parë!

- Advertisement -

Opinion nga Ilir Jano: “Hip këtu, shiko Stambollin” , kishin një shprehje të parët tanë… Sot nuk është nevoja të hipësh diku për ta parë…edhe shtrirë e shikon atë, mjaft të hapësh televizorin…
Drejtues, politikanë, afaristë, gjithologë, plastelina që ecin e “notojnë” mbi pasuri përrallore… mbuluar me injorancë, djallëzi, makutëri, xhel, pudër e rroba firmato,  në Stamboll i gjen…njerëz me medalje të ndruara me dhjetra herë,  por me të njejtën vlerë,  monetare dhe jo njerëzore…

Kur të shkruhet një ditë historia politike e tranzicionit, me siguri që kolovitjet për përfitime nga njëra parti te tjetra, ky shilarës politik amoral nuk do te gjej arësyetim, por vetëm nënqeshje. Kjo tregon dhe vërteton se sa pa vlerë është tesera partiake për disa vipa të politikës, që me t’iu prishur qefi me të vetët, kalojnë në krahun tjetër, mjaft që paaftësia e tyre të paguhet dhe përfitimet e posteve të përkthehen në valuta, duke na përforcuar cdo ditë e me shumë idenë se jetojmë në një vënd ku politika ende është hall dhe jo ideal…
Urithët… anonimët…të paaftët…intrigantët…janë këmbëza karrigesh që duhen prere…

Akoma nuk është vonë, për të qënë tepër vonë! Edhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të para dhe menduara tridhjet e kusur vite më parë!

#NewsIn. Al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit