5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Prespa/ Festë 24-vjeçare për Parkun Kombëtar të Prespës, ja aktivitetet e zhvilluara…

- Advertisement -

Në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, u kremtuan 24 vjet nga Dita e Shpalljes së “Parkut Kombëtar Prespë”. Kjo ditëlindje u festua me një sërë aktivitetesh festive, duke përfshirë një ekspozitë me piktura të titulluar “Prespa Ime”, të realizuara nga fëmijët e zonës.

Gjatë festës, u zhvilluan këngë dhe valle tradicionale të zonës, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin kishat dhe muzeun. Për të pasur një eksperiencë të plotë, një grup i pranishëm bëri një vizitë emocionuese në ishullin e Maligradit, ndërkohë që të pranishmit shijuan një degustim të ushqimeve tradicionale.

Në këtë festë ishin të pranishëm personalitete dhe përfaqësues të rëndësishëm, duke përfshirë Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) znj. Daniel Pirushi, Drejtoreshën e Zyrës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Ballkanin Perëndimor Tiranë znj. Stefania Vizzaccaro, Kryetarin e Bashkisë Pustec z. Pali Kolefski, Kryetarin e Qarkut Korçë z. Erjon Nexhipi, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e Parkut Kombëtar të Prespës.

Një falënderim i veçantë u shpreh për Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e ngushtë me Parkun Kombëtar të Prespës. Ky aktivitet shënon një vit të suksesshëm të kujdesit dhe promovimit të pasurisë natyrore dhe kulturore të këtij parku kombëtar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit