Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. N., 63 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.