17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
17.2 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Ledjan Zeqollari/ Ali Kuçi, shqiptari që i mbijetoi Holokaustit

- Advertisement -

Ali Kuçi, shqiptari që i mbijetoi Holokaustit

27 janari është Dita Ndërkombëtare e Holokaustit. Në këtë ditë kujtojmë shqiptarin intelektual dhe human, Ali Kuçin, i cili i mbijetoi kampit nazist të Dachaut.

Në fundprillin e vitit 1945, në fazat e fundit të ekzistencës, SS-et kishin marrë urdhër para kapitullimit të tyre që të shfarosnin rreth 32 mijë njerëzit e fundit të këtij kampi. Ali Kuçi, bashkë me njerëz të shquar si Patrick O’Leary, Leon Malczewski, Edmond Michelet etj, penguan urdhrin e Himlerit për shfarosjen e tyre duke bërë një rezistencë mjaft të madhe. Ali Kuçi gjithashtu ka qenë një ndër dëshmitarët kryesorë në Gjyqin e Nurenbergut, ku ka dëshmuar për krimet e nazistëve në këtë kamp. Emri i tij sot gjendet në listën e heronjve të cilët i bënë rezistencë Holokaustit.

Në figurat e mëposhtme, të cilat i përkasin arkivit të Komitetit Ndërkombëtar të Dachaut, dallohet edhe emri i Ali Kuçit, personit përgjegjës që do të kujdesej për ish të burgosurit me origjinë nga Ballkani. Ky komitet filloi punë më 29 prill 1945 dhe kishte si qëllim zhvendosjen e të burgosurve në vende të tjera, ruajtjen e kushteve higjenike, furnizimin me ushqime dhe ilaçe si dhe kontrollin e sëmundjeve siç ishte tifoja. Dokumenti i dytë tregon listën e të mbijeturave në Dachau, ku numri i shqiptarëve të shpëtuar është 30.

Një biografi për jetën dhe veprën humane të Dr. Kuçit ka shkruar autori pogradecar Gjelok Marko, me titull “Ali Kuçi, fenomen gjenial i rezistencës antinaziste”. Botuar nga Shtëpia Botuese “DIJA – Poradeci”, viti 2011.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit