12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Korçë/ Reval Hysenaj i arrestuari i rradhës për sot në Qark. Më parë kish rënë në prangat e policisë Italiane për drogë…

- Advertisement -

Vijon operacioni policor i koduar “Kriptonite”, i zhvilluar një muaj më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe punësimit të paligjshëm.

I shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa, e cila iu gjet këtij shtetasi, në momentin e ndalimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. H., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, Tiranë, në rrugën “Dalip Topi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Kriptonite”, të zhvilluar më datë 28.12.2023, nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit