Në një inisiativë të pazakontë, nxënësit e Gjimnazit “14 Engjëjt” në Bucimas bënë një ushtrim intensiv me forcat zjarrfikëse, duke simuluar një situatë emergjente brenda në shkollë. Ky ushtrim i ndryshëm nga rutina e mësimit kishte si qëllim përgatitjen dhe trajnimin e nxënësve për të vepruar me efikasitet në raste të ngjashme në të ardhmen.
Nxënësit, në bashkëpunim me njësinë zjarrfikëse të Pogradecit, u përfshinë aktivisht në simulimin e një situate emergjente brenda në ambientet e shkollës. Trajnimi përfshiu reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të nxënësve për evakuimin e shpejtë të shkollës dhe veprimin e tyre në përballje me situata të mundshme zjarri.
Ky ushtrim jo vetëm që ndihmon në ngritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve në lidhje me masat e sigurisë, por gjithashtu ofron mundësi për autoritetet zjarrfikëse lokale të vlerësojnë përgatitjen dhe gatishmërinë e shkollës për reagim në raste emergjente. Nxënësit u shprehen se ky lloj trajnimi është një përvojë e vlefshme dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë në shkollë dhe mjedisin e tyre të përditshëm.