Janë dhjetra persona të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në vendkalimet e këmbësorëve gjatë ditëve të ngricës në Pogradec. Madje edhe sot në rrugicat ku nuk ka shkrirë akulli vetë, ka rrezik që mund të shtohen këto raste. Njëri nga rastet e të dëmtuarve ishte dhe një punonjës i pastrimit në Bashkinë Pogradec, thyerja e këmbës e tij ishte më e rënda, aq sa u dërgua për kurim në spitalin e traumës në Tiranë. Por ligjërisht për këtë situatë dikush duhet të dëmshpërblejë, pasi vendi ku këta shtetas janë rrëzuar ka qënë vend publik nën kujdesin e kontraktorëve.
Kompania e cila ka tenderin është Rej Sh.p.k, një kompani jo pak e njohur në Pogradec e cila është konstatuar dhe nga KLSH për shkelje në projektet e fituara nga Bashkia Pogradec, njëherazi kjo kompani ka fituar dhe shumë tendera, punimet e të cilave tepër të dobta. Gjithashtu kompania e famshme e Luan Kaprit ka dhe tenderin e pastrimit në qytet. Logjikisht kjo komani ka kontraktuar çdo vit kripë për situatat e ngricave, por në vitet e fundit kripa e blerë nuk është përdorur pasi nuk ka bërë dimër, përveç ditëve të fundit. Por edhe këtë herë nuk u pa që të shpërndahej kripë nëpër rrugica pallatesh apo rrugë dytësore, gjë e cila krijoji shumë persona të dëmtuar me fraktura. Lind pyetja nëse Luan Kapri duhet të shpërblejë të plagosurit? Dhe nëse jo, a duhet që kryetari i Bashkisë të bëj një rishikim të kontratës me këtë kopani?