Pylli i Fazaneve në Maliq është një nga destinancionet më të bukura ne juglindje të vendit ku jo vetëm ajri i pastër, peizazhi mahnitës, por flora dhe fauna e larmishme ne këtë pyll e bëjnë një nga atraksiomet me interesante për turizëm gjithëstinor.
Pylli i Fazanëve ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës dhe ka një peizazh fantastik me një sipërfaqe prej 50 ha. Ky pyll gëzon njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.
Simboli i këtij pylli janë fazanët të cilët gjenden aty, por në këtë monument mund të shohësh edhe sorkadhe, lepuj, dhelpër, mace e egër. Këto kafshë mund të shihen nga afër nga vizitorët vendas dhe të huaj të cilët edhe mund ti ushqejnë. Larmishmëria e pyllit me plepa, shelg, blir, pishë dhe bredh bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.
Gjatë periudhës se dimrit ky pyll mer një pamje mahnitëse dhe tëpër tërheqëse, ku dëbora mbulon gjithcka dhe vëtëm kafshët e këtij pylli mund të shihen nën vellon e dëborës.
Pylli i Fazanëve i rijetëzuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme të juglindjes së vendit ku ka tërhequr shumë turist vendas edhe ata të huaj që e vizitojnë çdo vit.