Dëbora ia ka lënë vendin akullit në Korçë. Rrugët e lagjeve ne qytet dhe trotuaret kane ngrire, ndërsa bashkia nuk është kujdesur për kriposjen dhe pastrimin e tyre. Bashkë me ngricat janë shtuar edhe rastet e frakturave në spital.
E njëtja situata shqetësuese është në qytetin e Pogradecit, ku në 48 orët e fundit janë paraqitur në urgjencë 13 qytetarë me fraktura të gjymtyrëve si pasojë e rrëshqitjes në rrugët e akullta. Ortopedi Vasfi Topciu tha se më e dëmtuar është mosha e tretë.
Ndërsa në urgjencën e spitalit të Korçës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 8 pacientë me fraktura, njëri prej tyre në gjendje të rëndë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Qytetarët të shqetësuar për situatës e borës dhe akullit shprehen se bashkia nuk ka ndërhyrë për të pastruar vendkalimet e këmbësorëve.
Pushteti lokal në julglindje me firmat kontraktuese te rrugeve duhet te pastrojnë dy qytetet, të cilat në sezonit dimëror presin me mijëra vizitorë.