Siguria ushqimore mbledh në Prefekturën e Korçës kreun e AKU dhe përfaqësues të bashkive, kërkohen masa për tregëtarët ambulantë.
Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole bën me dije se ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Edmond Rrushi, si dhe kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive të Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Maliqit dhe Pustecit, lidhur me bashkërendimin e aktorëve institucionalë mbi sigurinë ushqimore në qarkun tonë.
‘Diskutuam për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore, për kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore dhe veçanërisht ato me origjinë shtazore në tregje, kushtet higjieno-sanitare, krijimin e ambienteve frigoriferike mbi ruajtjen e përshtatshme të produkteve, si dhe krijimin e ambienteve për depozitimin dhe asgjësimin e substancave të rrezikshme.
Theks në këtë takim iu dha edhe bashkëpunimit mbi marrjen e masave nga ana e bashkive, për ato raste kur tregtarë ambulantë paraqesin problematika, sa i përket kushteve në të cilat tregtojnë dhe rrezikshmërinë që potencialisht paraqesin për konsumatorin në ambiente të hapura, rrugë apo trotuare’ shprehet reth këtij takimi Prefekti Nertil Jole.

All reactions:
11