6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Alma Angjo, superfizioterapistja tek “Më Të Mirët e Sportit 2023”!

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme në teatrin “Andon Z. Çajupi” u zhvillua “Më Të Mirët e Sportit 2023”, për Qarkun e Korçës, ndërkohë që një nga vlerësimet më domethënëse dhe që vërtet e meriton është ajo e fizioterapistes Alma Angjo, e cila prej vitesh është mjeke në klubin e futbollit të Pogradecit.

Një nga vlerësimet që mund të themi me plot gojë e meriton dhe që është ndër femrat model në sport, pasi ka qëndruar dhe qëndron pranë futbollit dhe ka qenë padiskutim e shkëlqyer në profesionin e saj, duke shpëtuar edhe jetën e lojtarëve në fushën e lojës.

Me motivacionin: “Për kontributin e dhënë dhe përpjekjet e bëra për të rikthyer ekipin, në ekipet më të mira të kategorive elitare,” Angjo mund të themi që është një ndër ato personazhe që meriton më shumë se kaq.

Bravo ju qoftë organizatorëve për këtë vlerësim dhe që Alma Angjo duhet të jetë shembull jo vetëm këtu, por në mbarë Shqipërinë.

Urime Alma!  

Urime dhe suksese të mëtejshme në profesionin tënd!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit