7.3 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
9.3 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Pogradec/ Pas kaosit në qytet reagon Bashkia: Jemi në punë me të gjitha kapacitetet…

- Advertisement -

Jemi në punë me të gjitha kapacitetet

24 orët e fundit janë shoqëruar me një mot tepër të ashpër në të gjjthë rrethin e Pogradecit duke shkaktuar edhe problematika si pasojë e rreshjeve me intesitet të konsiderueshëm të dëborës dhe me temperatura që gjatë natës arritën deri në -11 gradë.

Përgjatë gjithë ditës së djeshme Shtabi i Emergjencave, Policia Bashkiake, Ndërmarrja e parqeve, Ndërmarrja e Infrastrukturës Publike dhe Oshee, firma e pastrimit kanë qenë në terren për të zgjidhur çdo problematikë të mundshme.

Edhe sot vijon puna në të gjithë territorin për të sjellë normalitetin. Qyteti është i aksesueshëm me të gjitha rrugët kryesore, po punohet në rrugët e brendshme me pastrim dhe kriposje, gjithashtu edhe trotuarët në rrugët kryesore janë të hapura, vijon puna në pjesë të tjera të qytetit.

Si pasojë e stuhisë me erë ka pasur rrëzime pemësh e shtyllash shoqëruar me shkëputje të energjisë elektrike edhe për këto raste punonjësit e parqeve dhe Oshee kanë qenë dhe janë në gatishmëri të plotë.

NMI është duke ndërhyrë me mjetet që disponon në çdo rrugë kryesore të Njësive Administrative, si Proptisht, Velçan, Trebinjë, e Dardhas, ku krahas pastrimit të dëborës bëhet edhe kriposje. Ndërkohë që ndërhyrje po bëhen edhe në Buçimas, Çerravë e Udënisht.

Kërkojmë mirëkuptimin e çdo qytetari dhe banori në kushte të tilla të motit, apelojmë që të shmangen daljen e pa nevojshme dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë me kryepleqtë e fshatrave, administratorët ose numrat e emergjencës së policisë dhe zjarrfikëses.

Ne po vijojmë punën me kapacitete të plota për të bërë të mundur hapjen e çdo rruge dhe lidhjen e tyre me qendrat e njësive adminsitrative në një kohë kur në shumë zona dëbora i ka kaluar 50 cm.

Falenderojmë të gjjthë punonjësit e të gjitha drejtorive që përtej kushteve dhe temperaturave kanë qëndruar në çdo kohë në gatishmëri pa orar.

📞Numrat e emergjencës:

112, 126, 127, 128, 129

Administratorët:

Pogradec +355692096216

Proptisht +355695390669

Trebinjë +355692616069

Velçan +355696451064

Udënisht +355692725575

Buçimas +355697506755

Çerravë +355693576884

Dardhas +355685126780

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit