Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake, ditën e sotme ka punuar me orare të gjata dhe në mes të kushteve tepër të vështira atmosferike. Padyshim kontributi i tyrë është shumë i rëndësishëm sidomos në ditë të tilla kur edhe vështirësia në terren është më e madhe. Sipas informacioneve strukturat e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake në Pogradec, po punojnë me personel maksimal. Ata do të vijojnë të jenë dhe gjatë natës në krye të detyrës.