Reshje të dendura shiu, Peleshi: Jemi në gatishmëri, kërkoni ndihmë në rast nevoje
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, referuar të dhënave të nxjerra nga Instituti i Gjeoshkencës, ka paralajëmruar përkeqësim të motit për ditën e shtunë.
Me anë të një postimi në Facebook Peleshi ka theksuar se AMC (Agjencia e Mbrojtjes Civile) ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
Ndërsa fton qytetarët që të këkrojnë ndihmë te autoritet nëse do të kenë probleme apo rrezik ga përkeqësimi i motit.
Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.


