Një sukses i rradhës për autorin Erget Cenolli: punimi i tij “Katër përjetime estetike në vjershën ‘Gjahtori’ të Lasgush Poradecit” ka fituar çmimin vjetor nga revista letraro-kulturore “Obelisk” për vitin 2023.
Revista ka njohur punimin e Cenollit si një analizë të shquar dhe të ndërlikuar të poezisë së Lasgush Poradecit, duke i dhënë një vlerë të veçantë në kategorinë e Eseve.
Erget Cenolli shprehet mirënjohje ndaj redaksisë së revistës dhe botuesit Roland Lushi për këtë vlerësim të lartë. Ai ka siguruar se bashkëpunimi me “Obelisk” do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ne facebook Cenolli shkruan:
ÇMIMI PËR ESENË MË TË MIRË
Punimi im “Katër përjetime estetike në vjershën “Gjahtori” të Lasgush Poradecit”, u vlerësua nga revista “Obelisk” me çmimin vjetor (2023), në rubrikën e Esseve.
Falenderoj nga zemra redaksinë e revistës dhe botuesin Roland Lushi, për vlerësimin e lartë!
Bashkëpunimi im me këtë revistë, që është më jetëgjata dhe më e rregullta ndër revistat letraro-kulturore, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Uroj edhe për 2024-ën, mbarësi për botuesin dhe bashkëpunëtorët e saj!