8 C
Pogradec
7.3 C
Korçë
6.5 C
Bilisht
5.8 C
Ersekë
6.5 C
Maliq
7.7 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Falimentimet në masë të kompanive fason, në pak ditë mbetën pa punë 1 mijë punonjës

- Advertisement -

Fasonët ngrenë shqetësimin se rënia e euros dhe rritja e pagës minimale ka rënduar bilancin e tyre financiar dhe po rrezikojnë të ulin qepenat e aktivitetit të tyre. Nga shtëpia e biznesit në piramidën e tiranës, kryeministri Edi Rama deklaroi se situata e industrisë fasone në Shqipëri nuk lidhet thjesht me rënien e euros. Sipas tij, kjo ditë pritej të vinte pasi prej vitesh është shfrytëzuar krahu i lirë i punës si avantazh konkurrues. Rama u shfaq koshient se rritja e pagës për po të njëjtën punë rrezikon t’i çojë bizneset drejt falimentit, por sugjeroi që zgjidhja të shihet tek një adoptim ndryshe me tregun, duke ruajtur eksperiencës e biznesit. Sipas të dhënave të marra në rrugë operative nga shoqata e eksportuesve, në Korçë tre biznese kanë përgjysmuar stafin, një ka mbyllur komplet aktivitetin dhe një tjetër fasoneri është drejt mbylljes, në Bilisht në një fasoneri me 140 punonjës në vitin 2023, sot janë të punësuar vetëm tetë ndërsa në Sauk në një fasoneri janë hequr nga puna 170 punonjës. Shoqata “Proeksport Albania” ka paralajmëruar një protestë para kryeministrisë për ruajtjen e 75 mijë vendeve të punës, duke e konsideruar situatën kritike dhe rrezik për falimentim. Në protestë pritet të bashkohen edhe sindikatat së bashku me punonjësit dhe ish punonjësit e fasonerive por edhe të sektorëve të tjerë eksportues.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit