Të nderuar prindër ,
Fëmijët tuaj kanë përmbyllur periudhën e parë të vitit shkollor 2023-2024.
Informacionin për arritjet e fëmijës tuaj për periudhën e parë të vitit shkollor 2023-2024 (në çdo kohë)e shihni nëpërmjet portalit qeveritar të shërbimeve publike “e-Albania”.
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur fletët informuese të fëmijës tuaj janë këto:
Logohu në e-Albania
Identifikohuni me ID dhe fjalëkalimin tuaj
Klikoni tek “Hapësira ime”
Klikoni “Dokumentet e mia”
Në këtë hapësirë ju do të keni një dokument me emrin “ Fleta Informuese”, e cila pasi të shkarkohet do të jetë e ruajtur si dokument në telefonin apo kompjuterin tuaj
Suksese!
Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë