6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Pogradec/ Vizioni i Ri: I “grabitet” qytetarëve e i jepet një grupi njerzish…

- Advertisement -

Vizioni i fundit i Bashkisë së Pogradecit lidhet me marrjen e pronës publike nga qytetarët dhe dhurimin e kësaj të fundit tek një grup biznesesh. Ende nuk po kuptohet saktësisht se kush është autori i ndryshimeve të shumta në kuriz të Pogradecarëve dhe kush po e këshillon për të shkatërruar qytetin, kryetarin aktual të Bashkisë, por ajo që është e sigurtë dhe tashmë e dukshme, qëndron në faktin se Pogradecit po i ndryshohet totalisht identiteti negativisht.

Bulevardi “Europa” është objektivi i rradhës, ku ditë më parë vëtëm pak qytetarë kanë reaguar për zaptimin e hapsirave publike. Por edhe pse qytetarët nën zë dhe mbi zë kanë reaguar duke mos e pranuar këtë situatë, përsëri pushteti vendor po vijon të mos i dëgjojë zërat e tyre. Por kjo është vetëm fillimi, pasi janë ftuar dhe bizneset e tjera të mund të zenë hapsirën publike në këtë pedonale. Gjithashtu edhe nga vetë fjala “Pedonale” do të nënkuptojmë vend kalim për këmbësorët ose shesh për këmbësorët, por si duket kjo gjë nuk është marrë parasysh asesi.

Edhe në qytetin e Korçës është pedonalja përpara Bashkisë së Korçës, por të vendosura me estetikë bizneset nuk zënë sidomos hapsirat e qytetarëve. Kjo nënkupton se në Pogradec po ndiqet një verdikt me impakt tepër negativ, ku pushteti nuk po merr më parasysh asnjë mendim të qytetarëve. Kudo në botë shteti shpronëson privatin për interes publik, ndërsa në Pogradec shpronësohet interesi publik për privatin. Nuk dihet deri kur do vazhdojë kjo marrëzi!  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit