Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Leshnicë të bashkisë Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia dhe forcat zjatrfikëse në kohën kur ka rënë zjarri në banesë ishin 5 pjestarë të një familje të cilët kanë arritur të dalin në kohë.
Zjarri ka rënë në banesën e familjes Aliaj në Leshnicë ndërsa pas dëmeve të shumta materiale nga zjarri familja ka mbetur në qiell të hapur. Ndërkaq vëllai i të zotit të banesës ka bërë apel për bashkinë që të bëjnë të mundur një banesë për këtë familje e cila ka ngel nga zjarri pa një shtëpi. Për momentin vëllai u shpreh se familjen do e strehojë tek banesa e tij derisa bashkia të bëjë të mundur ndihma për këtë familje. Teksa kjo familje ka edhe fëmijë edhe invalid.