13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Zagorçan/ Propozohet si vend grumbullimi mbetjesh, Bashkia nuk merr parasysh inpaktin në mjedis… (Dokument)

- Advertisement -

Zagorçani do të kthehet përsëri si në vitet 2005, në një vend të grumbullimit të mbetjeve të ngurta (inerteve). Sipas dokumentave që Pogradeci Press disponon, porpozimi ka ardhur nga Bashkia e Pogradecit, që vendi i depozitimit të mbetjeve do të bëhet provizorisht tek ish Gurorja në rrugën që çon për në “Luadhin e Çelos”. Në këto kushte pritet që të bëhet dhe raporti i ndikimit në mjedis për zonën, por nuk dihet saktësisht nëse është marrë parasysh që poshtë zonës së përcaktuar kalojnë burimet ujore të Zagorçanit, që përdoren edhe për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e zonës.

Nga ana tjetër Bashkia e Pogradecit, nuk dihet nëse ka marrë parasysh faktin që Gurasi është përfshirë në 100 fshatrat, për të vazhduar më tej që Luadhi i Çelos është katapultuar si zonë për zhvillimin e agroturizmit, por siduket ata pak turistë do të priten nga mbetjet. Duke parë të gjithë situatën, nuk dihet saktësisht pse është zgjedhur kjo zonë për vendosjen e kësaj pike grumbullimi për mbetje, kur pikërisht në kthesat e Luadhit të Çelos ka ende gjurmë të mbetjeve të pahequra, të kohës kur kjo zonë përdorej masivisht për derdhjen e kamionave me mbeturina të Buçimasit, për të cilën jo më larg se një muaj më parë organizatat mjedisore bërën thirrje për pastrim. Por jo që nuk po diskutohet për pastrim, por për shtim të grumbullimeve.A.B.Pogradecipress.al

A meriton Zagorçani të bëhet vend ku mblidhen mbeturinat?

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit