Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 49 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka tentuar të vjedhë një sasi kablloje elektrike, në banesën e një 66-vjeçari. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. K., u gjetën mjete të ndryshme që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një sasi tjetër kablloje elektrike.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se 49-vjeçari është autori i dyshuar edhe i 5 rasteve të tjera të vjedhjes së kabllove elektrike, në banesa të ndryshme në fshatrat Vërdovë dhe Rëmenj, si dhe në qytetin e Pogradecit, gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.