Në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit, gjatë viteve të fundit ka pasur disa raste të abuzimit seksual me të miturat. Banorët e Vërdovës thonë se ngjarjet nuk kanë pasur në asnjë rast lidhje me vendasit, por me personat e ardhur nga vende të tjera dhe të vendosur në këtë fshat.
Rasti i parë i abuzimit seksual është ai i 12 shtatorit 2020, kur Blerim Bizgjoni 46 vjeç u zbulua se kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me një 13 vjeçare, të cilën e strehonte dhe njëherazi e kishte shoqen e vajzës. Për rasti në fjalë, 46 vjeçari po vuan edhe sot dënimin.
Në vitin 2023 rasti u përsërit me një tjetër vajzë të mitur në të njëjtën lagje në fshatin Vërdovë, e cila u abuzua seksualisht nga një minoren brënda në banesën e saj. Ngjarja tronditi përsëri opininonin publik në këtë zonë, ndërsa policia ndoqi procedurat hetimore për të miturin e përfshirë në ngjarje.
Rasti i fundit në 6 Janar përsëri në të njëjtën lagje ishte ndalimi i një 29 vjeçari i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçare. Ky i fundit i vënë tashmë në pranga. 12 vjeçarja për këtë rast ka deklaruar se ka 2 vite që ka marrëdhënie me të 29 vjeçarin dhe se lidhja është me dëshirën e saj. Por faktet flasin se 29 vjeçari është djali i njerkut të minorenes. Rasti u bë i njohur për policinë si shenjë hakmarrje nga e ëma, pasi u nda me partnerin (të atin e 29 vjeçarit).
Rastësia ka çuar që të gjitha këto raste të mos kenë protagonist të ngjarjeve banorët autokton, por banorë të ardhur nga vende të tjera. Nga ana tjetër të treja këto ngjarje janë regjistruar në lagjen e “Xhamisë” të Fshatit Vërdovë.
I ngjashëm ishte dhe rasti i 2 gushtit 2023, ku një 27 vjeçar kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare nga fshati Çërravë i rrethit të Pogradecit. Për këtë rast 27 vjeçari kishte kërkuar të fejohej me minorenen, por familja e kishte refuzuar duke e denoncuar në polici.
Emëruesi i përbashkët i këtyre ngjarjeve janë persona të cilët abuzojnë me vajza shumë herë më të vogla nga mosha e tyre.Pogradecipress.al