Gazetari i Report TV, Armand Braho ishte pranë familjes së 25 vjeçarit Doris Kopaçi në Pogradec, një prej tre të rinjve të cilët u dhunuan në Malin e Zi.
Nga kontakti me familjarët, 25 vjeçari po kthehej sot në banesë pas kryerjes së procedurave. Sipas informacioneve nga familjarët Kopaçi ishte nisur për në Gjermani ku do të punonte, pasi situata ekonomike në familje ishte e vështirë, por rrugës ndodhi incidenti.
Mësohet se ai ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Doris Kopaçi 25 vjeç banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.
Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Korçës, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë që përjetuan sulmin barbar të agresorëve në Mal të Zi.
Nga gjendja e tij e traumatizuar, ai nk ka pranuar të flasë me mediat por jasht kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët por kanë qënë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.
Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.