Dogana e Kapshticës gjen më në fund qetësi pas gjithë atij fluksi që e përfshiu në ditët e festave, ku kishte një fluks të madh dhe vështirësi në kalimin e automjeteve në doganë.
Para festave të fundvitit hynë 60.000 persona në Shqipëri. Gjatë 24 orëve fluksi ka qenë më i vogël me një shifër 2081 që kanë hyrë në doganën e Kapshticës dhe 5069 që kanë dalë. Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë 2856 dhe kanë dalë 2652.
Për datën 04 janar:
Në Kapshticë kanë hyrë 2081 shtetas dhe kanë dalë 5069.
Në Qafë Thanë kanë hyrë 2856 shtetas dhe kanë dalë 2652.