Vitet e fundit Shqipëria ka qenë një nga prodhuesit kryesor të Europës, për bimë medicinale, kryesisht bimë të egra të mbledhura në ultësirë. Gjatë vitit 2023 në Bashkinë e Pogradecit rendimenti mesatar i bimëve medicinale ka qenë më i mirë se viti i kaluar me rreth 20 kv/ha krahasuar me vitin 2022. Prodhimi ka qenë 170 ton dhe çmimi i shitjes më i lartë duke e krahasuar me vitet e kaluara. Sipërfaqja e mbjellë në Bashkinë e Pogradecit me bimë medicinal për vitin 2023 ishte 85 ha.
Sipas informacioneve të Pogradecipress.al ka një ulje të interesit të fermerëve për të kultivuar bime medicinale, për shkak të rriskut në prodhim. Gjithashtu numri i personave të cilët grumbullojnë bimë medicinale të egra po vjen në ulje duke regjistruar një bilanc negrativ vitin e shkuar. Kjo lidhet edhe me faktin e largimeve të të rinjve drejt vendeve të europës.
Rreth 90% e prodhimit të bimëve medicinale, eksportohet në vendet e Unionit Europian për industrinë farmaceutike. Por të dhënat e fundit tregojnë se shteti ynë, kryesisht edhe Qarku i Korçës ka një rënje të ndjeshme të grumbullimit të bimëve medicinale.Pogradecipress.al