Këtë të mërkurë ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve për në Greqi nga dogana e Kapshticës.
Mësohet se momentalisht pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje dhe me 3 në hyrje.
Në fluks nuk paraqiten rradhët dhe pritjet e gjata, por brenda 24 orëve të kanë dalë 6321 shtetas nga territori shqiptar në drejtim te shtetit fqinj dhe kanë hyrë 2727.
Saktësojmë se gjatë 10 ditëve përpara ndërrimit të viteve kanë hyrë rreth 60,000 qytetarë për në republikën e Shqipërisë, por duke qenë se 5 Janari do të jetë ditë pune në shtetin fqinj pritet që të rritet fluksi në doganën e Kapshticës.