Kjoskëzimi që po mbyt Qytetin!
Duke u nisur nga një shqetësim në rritje nga qytetarë të majtë e të djathtë, me parti e pa parti për një fenomen që po ndodh në Pogradec po shkruaj disa rreshta:
Një prej tyre është “kjoskëzimi” si fenomen i cili për intetesa private po i merr frymën qytetit.
Ndërkohë që qyteti ynë vuan nga mungesa e hapësirave midis lagjeve për kënde lojrash për fëmijët dhe vende çlodhëse për moshat e treta, një numër i vogël biznesmenësh me pushtet ekonomik dhe politik duke shfrytëzuar njohjet me drejtorë në bashkinë Pogradec po i shfrytëzojnë për intetesa private në kurriz të qytetit dhe po e trajtojnë qytetin si arën e babait.
Këta drejtorë japin OK ku dhe si të duan ku po zihen rrugët për shtëpitë private, lulishtet dhe pjesë plazhi për biznesmenë afër pushtetit.
Zbatimi i lejeve për zëniet e hapësirave sipas përcaktimeve të ligjit le për të dëshiruar.
Ligji dhe rregullat po shkelen me të dyja këmbët në favor dhe intetes të privatit duke u kthyer në gangrenë pasi këtë situatë po e vuajn fëmijët, baballarët dhe nënat tona ku në zona të caktuara nuk ke alternalivë tjetër vetëm se të tu futesh në biznes për të kaluar rrugën!
Por kur vjen puna te njerëz nevojtarë dhe pa njohje në administratë ju nxjerrin 100 probleme për një gardh apo për një ndërrim çatie vetëm e vetëm se prej tyre nuk ke benefite përveç se në fushatë elektorale.
Kjo situatë nuk ka për të ndryshuar (nga një pjesë e zyrtarëve të bashkisë)cilesitë e të cilëve dihen tashmë, por vetëm me një alenancë të madhe qytetare duke u organizuar dhe folur publikisht për këto fenomene për ti thënë stop këtij çorganizimi të organizuar.
Nqs heshtim jemi të gjithë bashkëautorë të këtyre ndryshimeve për keq në qytet!