Popujt kremtues të këtij riti, besojnë se gjatë kësaj periudhe “tranzitore” që koha përjeton, shpirtrat e të vdekurve vijnë në tokë.
Rituali vijon ende në disa fshatra të Korçës. Ai njihet me disa emra – karnavale, arapë dhe rogeçë.
“Figura kryesore e këtij riti janë Arapët, burra të maskuar me lëkurë kafshësh, dele, dhi dhe maska po prej lëkure apo të ndërthurura me maskat plastike që gjenden në treg, duke krijuar imazhe të frikshme”..
Teksa në brez mbajnë varur këmborë të madhësive të ndryshme, të cilat tringëllijnë vazhdimisht e duket sikur shpirti që ata përfaqësojnë, “të vdekurit, të parët e fis apo djalli, të përndjekin”.
Këta tinguj përfshijnë pjesëmarrësit edhe praktikantët në një përjetim jashtë reales njëkohësisht.
Personazhet e tjerë janë më konkret: ata përfaqësojnë figura shoqërore, si doktori, hajduti, nusja, dhëndri, dasmorët.
Në këtë atmosferë përfshihen dhe “udhëtarë” nga vende të largëta, indianë, arabë me gamile, egjiptianë dhe romë.
Është një rit i lartësimit të statusit, por edhe i ndërrimit të tij. Një rit që forcon lidhjen midis komunitetit, evokon të shkuarën, origjinën dhe identitetin e praktikantëve.
“Kjo festë është një pasuri e jashtëzakonshme, të cilën disa fshatra të Korçës e ruajn dhe e trashëgojnë brez pas brezi duke e praktikuar çdo vit.