Mes urimeve të shumta të personaliteteve, ajo që ka rënë në sy ka qënë fakti se Këshilltarët e Këshillit Bashkiak Pogradec në foton e fundvitit kanë qënë vetëm gjysmit. Të paktën kjo situatë ka qënë rastësore vetëm për disa këshilltarë të majtë, të cilët nuk patën mundësi të ishin, por nga ana tjetër disa prej këshilltarëve të opozitës si duket e kanë bojkotuar darkën e fundvitit mes tyre. Kjo vjen dhe nga shkaku i përplasjeve të shumta në këshill për rritjen e trarifave dhe çmimit të ujit së fundmi. Në postim shkruhet:
Të nderuar qytetarë të Pogradecit,
Në këtë kohë të ndërrimit të viteve, në emër të Këshillit Bashkiak Pogradec ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta për të gjithë. Le të përdorim këtë moment për të reflektuar mbi vitin që po mbyllet dhe për të shprehur dëshirën dhe gatishmërinë tonë për një vit të ardhshëm të mbushur me punë të bukura dhe suksese në zhvillimin e qytetit si dhe përmirësimin e jetës për të gjithë komunitetin.
Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Manjola Kamolli
Ps. Në foto një pjesë e këshilltarëve