Ky ishte viti i urrejtjes për kundërshtarin politik, i SPAK-ut, i burgut, i dëshirës për të asgjesuar të kundërtën, ndërkohë që ne rrudhemi e zvogëlohemi. Kemi mbetur pak, aq sa na trishtojnë rrugët bosh dhe djepat djerrë. Viti 2023, duket si viti “më i mirë” i zbrazjes së Shqipërisë, e kur nuk ke as kurajo dhe as dëshirë të mburresh, por disa e bëjnë.
E bëjnë se nuk shohin tej hundës apo xhepave të tyre, sepse janë të dehur me pushtetin aq sa nuk e kuptojnë se vendi që drejtojnë po zbrazet. Ata as nuk duan t’ia dijnë. Nuk pyesin as për
ata që i votojnë…e aq më pak për ata që janë kundër tyre. Për ta, ju jeni vetëm numra xhepash dhe votash. Kaq!
Ndaj për vitin e ri 2024, uroj të besoni te atdheu dhe te ardhmja e fëmijëve tuaj dhe jo tek ata që nuk e duan këtë vend. Uroj të reagoni dhe të ngrini zërin tuaj për çdo gjë që nuk duket e drejtë!
Besoni te shpresa për ndryshim, drejtësi dhe një vend që i mban qytetarët e tij rreth vetes!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar 2024!
