Pogradecipress.al është e para media rajonale në Qarkun e Korçës e cila çeli sontazhin mbi “Kryetarin e Vitit”, ku qytetarët nga 6 bashkitë e juglindjes do të kishin mundësin për të votuar mbi drejtuesin e bashkisë të cilin preferonin.
Në listë përfshiheshin Sotiraq Filo, Ilir Xhakolli, Gëzim Topçiu, Eduart Duro, Erion Isai dhe Pali Kolevski. Në sontazhin publik morën pjesë mbi 1.500 qytetarë me votim dhe komente, nga të cilët 56% e votuesve kanë zgjedhur si “Kryetarin e Vitit”, kryebashkiakun Pogradecar Ilir Xhakolli, ndërsa më pak vota siguroi kryebashkiaku i Pustecit Pali Kolevski.
Xhakolli ndiqej në këtë sontazh nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu ndërsa ajo që bie në sy është se Kryetari i Bashkisë më të madhe të Qarkut Sotiraq Filo, në votim doli i parafundit duke siguruar vetëm 4% të votave.
Pas mbylljes së votimit në sontazh, Pogradecipress.al shpall kryebashkiakun Pogradecar Ilir Xhakolli si “Kryetarin e Vitit” 2023! Gjithashtu redaksia e medias, falenderon të gjithë votuesit për angazhimin e tyre në këtë sontazh i cili zgjati 5 ditë.