Trafikut të rënduar nuk i shpëtojnë aksidentet e lehta, rrugorët e Korçës me testin e alkoolit dhe pastaj gjobat.
Trafik i rënduar mjetesh këto ditë të fundvitit në rrugët kryesore të qytetit të Korçës. Në një situatë të tillë duket se janë të pashmangëshme edhe aksidentet, të cilat fatmirësisht kanë qënë të lehta, me përplasje mjetesh aty-këty.
Që nga zona e terminalit të autobuzave dhe më lart përgjatë rrugës kryesore te Prefektura, poliklinika dhe në bulevardin ‘Fan Noli’ këto ditë vërehet një trafik i rënduar mjetesh. Të ardhurit nga jashtë vendit apo zona të tjera të Shqipërisë e kanë shtuar qarkullimin në Korçë.
Pikërisht në vendet me trafik të shtuar në qytet nuk mungojnë edhe përplasje mjetesh, që duke kërkuar verifikimin e policisë rrugore shkaktojnë bllokime të përkohshme të lëvizjes së mjeteve. Rrugorët janë parë duke kryer rreptësisht testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, dhe në rastet kur këta konststohen me shkelje natyrisht nuk mungojnë gjobat.
Pak ditë më parë policia e sektorit të qarkullimit në Korçë bëri të ditur se ka shtuar dhe përfocuar shërbimet e kontrollet e saj në këto ditë fundviti. Pavarësht se rrugorët kanë deklaruar se nuk e kanë qëllim në vetevete vendosjen e gjobave, për gjithçka shkaktohet nga trafiku i rënduar drejtuesit e mjeteve nuk i shpëtojnë penalizimit.