Burgu i Drenovës është kategorizuar si burg i sigurisë së lartë, me një seksion të sigurisë së zakonshme, një seksion paraburgimi dhe një seksion paraburgimi për të mitur.
Por në këtë burg ku vuajnë dënimin e tyre mbi 300 persona, kushtet dhe të drejtat e tyre nuk zbatohen ashtu siç e parashikon ligji dhe të gjitha konventat e të drejtave të njeriut.
200 të burgosur dhe të paraburgosur në këtë IEVP kanë nënshkruar një peticion ku protestojnë për të drejtat e tyre dhe kushtet e vështira të jetesës. Peticioni me 10 kërkesa i drejtohet kryeministrit Edi Rama, presidentit Bajram Begaj, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, Avokatit të Popullit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të gjitha institucioneve të të drejtave të njeriut.
Një ndër problematikat që ngrenë të burgosurit lidhet edhe me zvarritjen e proceseve gjyqësore të tyre nga gjykatësit që nuk zbatojnë afatet kohore ashtu siç i parashikon ligji, por shtyjnë vazhdimisht proceset dhe rrjedhimisht edhe lirimet e të burgosurve.
Ata kërkojnë hapjen e vendeve të punës në burg, hapjen e shkollave profesionale e jo profesionale si dhe të zgjerohen aktitivitetet për ta.
Mesazhi i të burgosurve:
Kam nje pedicoion te bere ne burgun e drenoves ne korce. Ku te denuarit protestojne per te drejtat dhe kushtet e veshtira te jetesës. Ne qofte se eshte e mundur shkoni ta verifikoni. Jane 200 emra dhe firma