4.4 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
6.8 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Art mbi tekstet e lajmeve! Gazetari i Top Channel, Ilir Paço, hap ekspozitën në Korçë

- Advertisement -

Ilir Paço ka nisur nga Korça turin me ekspozitën e tij duke sjellë për publikun skicat e realizuara mbi fletët e lajmeve.

35 skica me tematika të ndryshme u ekspozuan në ambientet e Galerisë së Bibliotekës duke përcjellë përjetimet emocionale të moderatorit gjate edicioneve informative ne ekranin e Top Channel.

Nën tekstet e zhvillimeve më të rëndësishme nga aktualiteti, politika, kronika dhe fusha të tjera Paço ka arritur të realizojë një skicë që nuk lidhet me tematikën e lajmit por që vjen si një frymëzim i tij momental dhe vetëm me një stilolaps kthehet në art.

“Kam dëshirë ta njih nga Korça, një turn në të gjithë Shqipërinë. Pas Tiranës, Korça është e para, e dua shumë. Është një kënaqësi të ekspozosh punimet e bëra gjatë punës në edicionin e lajmeve”, tha Paço.

“Këto skica nisën shumë rastësisht. Nisa të punoja si çdo njeri që krijon, nuk e kupton nga të vjen frymëzimi. Ia vente vërtetë se është si një ekspozite ditar”, shtoi ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Korçë për dy javë ndërsa synimi është që të hapet edhe në qytetet e tjera turistike të vendit.

Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit