2.9 C
Pogradec
1.9 C
Korçë
2.3 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
1.2 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Pogradec/ Qytetarët nuk po marrin dot shërbime në “e-albania”. Ngërç në shërbime për shtresat në nevojë…

- Advertisement -

Avokati i Popullit po punon në përgatitjen e një studimi me fokus “Mbrojtja e të drejtave të Njeriut në digjitalizimin e shërbimeve publike”.

Në kuadër të këtij studimi, po realizohen edhe disa takime në zona të ndryshme të Shqipërisë nga dy eksperte të kontraktuara për këtë qëllim, për të marrë mendimet e aktorëve të ndryshëm vendor në lidhje me cënimin e mundshëm që ka sjellë digjitalizimi i shërbimeve publike për të drejtat e individëve.

Në takimin e zhvilluar me grupet e interesit në Pogradec, në vija të përgjithshme dhe jo vetëm, u konkludua se:

“Digjitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka një qëllim të mirë, pasi përgjithësisht e lehtëson qasjen e individëve në marrjen e shërbimeve. Por realizimi në një kohë të shpejtë i procesit dhe kushtëzimi i disa shërbimeve vetëm online, duket se ka vështirësuar dhe disa grupe, pamundësuar marrjen e shërbimeve publike. Duke ndikuar në përjashtimin e këtyre grupeve “në nevojë dhe pamundësi” nga përfitimi i këtyre shërbimeve.”

Pas përfundimit të punës kërkimore, do realizohet një Raport përmbledhës ku do të pasqyrohen problematikat dhe rekomandimet përkatëse të cilat do ti adresohen organeve shtetërore kompetente, me qëllimin që procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike në Shqipëri të zhvillohet në përputhje me standartet e të Drejtave të Njeriut.

Avokati i Popullit, zëri juaj!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit