Ceremoni përkujtimore në kuadër të 30-vjetorit të rënies së efektivit të Policisë së Shtetit Nasibi Dulellari.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në kuadër të 30-vjetorit të rënies së efektivit të ish-punonjësit të policisë Nasibi Dulellari, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e të ndjerit, Drejtori i DVP Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, ZV/Drejtori për Sigurinë Publike Drejtues Bedri Hasanaj, Shefi i Sektorit të Rendit Publik Kryekomisar Edmond Çela dhe punonjës të DVP Korçë të cilët vendosën kurorë me lule, në vlerësim të kontributit të tij dhe kryhen një vizitë pranë familjes së ish-efektivit.
Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.