14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

SKANDAL TEK U19/Pesë orë udhëtim dhe ushqim i varfër për të humbur një ndeshje me vendin e fundit…

- Advertisement -

Skandalet në klubin e K.F. Pogradeci nuk kanë të ndalur. Pas dështimeve në këto dy vitet e fundit me ekipin e parë, dështimet vazhdojnë të kaplojnë edhe akdeminë e këtij klubi futbolli ku “preh” kësaj rradhe ka rënë ekipi U19.

Ditën e djeshme 19-vjeçarët luajtën një ndeshje me Labëria U19 skuadër kjo që pozicionohej në fund të tabelës me vetëm 1 pikë.

Drejtuesit e klubit apo personat përgjegjës që mbulojnë ekipet e moshave kishin vendosur që këta adoleshentë të udhëtonin brenda ditës drejt Nartës aty ku ndodhet Kompleksi Labëria. Një udhëtim ky që zgjati përafërsisht 5 orë, me një autobus rrangallë që çfarë bie jashtë hyn brenda, dhe për të ngrënë u mjaftuan me një ushqim të varfër po njësoj siç hanë rëndom gjithmonë.

Ndoshta preteksti mund të ketë qenë se Labëria U-19 është një skuadër e vendit të fundit dhe çunat e akademisë tonë mbase mund t’i mundnin lehtësisht e pas barazimit të Elbasanit me Erzenin të kapnin vendin e parë në kampionat.

Por nuk ndodhi kështu! 19-vjeçarët u mundën nga vendi i fundit me rezultatin 1-0, u rraskapitën për 5 orë rrugë, u “kënaqën” me ushqim të varfër, dhe humbën shansin për të kapur vendin e parë.

Ndoshta do iu jenë dridhur këmbët në fushë nga udhëtimi i gjatë dhe kequshqyerja. Për më tepër që kishin shkuar me vetëm 1 lojtar rezervë. Për më tepër akoma që para pak muajsh tarifa u rrit nga 3500 lekë të reja në 4000 lekë të reja. Kjo pritej të rriste kushtet në akomodim, udhëtim dhe ushqim por shkoi më keq akoma.

Ja pra, ky është vizioni, këto janë kushtet që iu ofrohen fëmijëve të atyre prindërve që paguajnë 4000 lekë të reja në muaj për t’i bërë fëmijët futbollistë të mëdhenj.

Dikush duhet t’u kërkojë llogari këtyre drejtuesve!

Por kush?

Prindërit e fëmijëve apo drejtoria përkatëse në Bashkinë Pogradec që përgjigjet për futbollin?

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit