Emigrantët kanë filluar të kthenen në atdhe dhe në doganat e juglindjes është rritur ndjeshëm kalimi i tyre. Vetëm në 24 orët e fundit nga Kapshtica kanë hyrë 5518 shtetas, të cilët krysisht jetojnë dhe punojnë në Greqi. Pala shqiptare në këtë doganë ka punuar me 4 sportele në hyrje për të evituar pritjet. Rradhët dhe fluksi pritet të rriten edhe në orët në vazhdim për shkak të pushimeve me rastin e Krishlindjes dhe vitin e ri, por burime nga autoritet doganore bëjnë të ditur se do të punohet në raste të ndryshme me sportele maksimale.