Festat e fundvitit ndihen me qarkullim të shtuar në pikat kufitare, fluksi i parë i të ardhurve në doganën e Kapshticës.
Festat e fundvitit që janë në prag edhe këtë vit kanë ndikuar në rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.Lëvizjet ndërkufitare shtohen edhe në doganën e Kapshticës.
Sipas të dhënave nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa në dalje të saj janë rregjistruar 1686 shtetas.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve për t’ju përgjigjur situatës.
Ndërkaq, nga përvoja e autoriteteve doganore fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.
