0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

Vetëm një natë, kënga më e re e vëllezërve Prifti vjen si dhuratë për Krishtlindje.

- Advertisement -

“Vetëm një natë”, është kënga më e re e vëllezërve artistë Endri dhe Stefi Prifti, e cila vjen për të gjithë si një dhuratë prej tyre në prag të Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Kompozuar me mjeshtëri nga kantautorj korçar Mihallaq Andrea, kënduar nga Endri, Stefi dhe Maria Prifti, kjo këngë duket se iu përket të gjithëve.

Materiali muzikor i këngës përcjell jo vetëm atmosferën festive por edhe mesazhe për bashkimin e familjes me urimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Endri, Stefi dhe Maria e kanë shoqëruar këtë projekt muzikor me pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë, nga Korça në Tiranë, pa lënë mënjanë edhe peizazhet e mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës.

Kjo këngë e sjellë për festat e fundvitit, padyshim do të kthehet në një hit që do të zërë një vend në zemrat e çdokujt dhe me siguri do të këndohet në shtëpitë tona në ditë gëzimesh e festash.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit