Fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se fluksi krijohet nga pala Maqedonase në hyrje të Shqipërisë. Kryesisht janë qytetarë nga juglindja por edhe nga zona e Prrenjasit, Librazhdit që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe këthehen brënda ditës. Pritja zgjat afërsisht 20 min ndërsa bëhet e ditur se pala maqedonase punon me staf të reduktuar. Kjo situatë është bërë pothuaj e përditshme edhe pse në këtë doganë aplikohet One Stop Shop. Nuk dihet kur do t’i jepet zgjidhje kësaj situate.