14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

(FOTO) Udënisht/ Ujësjellësi i ri hall i vjetër. Banorët nuk mbushin ujë në çezma por në burimin e fshatit…

- Advertisement -

Fshati Udënisht në Bashkinë e Pogradecit edhe pse ka burime të shumta të ujit, falë investimit të ujësjellësit uji është i papijshëm dhe jashtë çdo parametri për konsum. Shpesh herë këta banorë janë ngritur në protestë, por duket se UK Pogradec.sha nuk është shqetësuar për këtë situatë dhe në përgjigje të ankesave qytetare ka reaguar duke kërkuar rritjen e çmimit të ujit. Drejtori Johan Sterjo është vënë këto ditë në qëndër të kundështive dhe sulmeve nga banorët, të cilët në dëgjesa publike kanë akuzuar këtë të fundit për keq menaxhin dhe mungesë përgjegjësie për invesimet shkel e shko dhe njëhërazi për kërkesën e këtij të fundit për rritjen e çmimit të ujit.

Disa nga pyetjet e banorëve kanë qënë:

Pse shoku Johan nuk vjen në dëgjesa për t’u përballur me ne?
Pse Johani propozon rritje çmimi kur ne nuk kemi shërbim në parametrat minimal?
Çfarë po ndodh me UK Pogradec.sha që kërkon më tepër para?
Pse ky institucion nuk ka asnjë transparencë financiare apo transparencë mbi punësimet?

Këto pyetje të qytetarëve presin përgjigje, por nuk dihet nëse drejtuesi aktual (mësuesi i gjeografisë) do të zgjedhë si në dëgjesat publike të fshihet e të mos i përgjigjet… 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit