Dëgjesat publik për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga ana e UK.sha Pogradec kanë marrë dhe kontestime të shumta të banorëve në vendet ku janë zhvilluar. Banorët veç kontestimeve kanë kritikuar dhe drejtuesin e këtij institucioni Johan Sterjon, të cilin në jo pak raste e kanë kërkuar për t’ja thënë përballë mendimet e tyre. Por ky i fundit i është shmangur të gjitha këtyre diskutimeve duke dërguar përfaqësuesit e tij në dëgjesa. Nuk dihet saktësisht si do të veprojë institucioni, në momentet që në të gjitha dëgjesat publike, banorët janë shprehur kundër rritjes, që brënda dy viteve po ngrihet për herën e dytë. Gjithsesi mbetet fakt që UK.Sha Pogradec është gropa më e zezë e abuzimeve dhe aferave korruptive.D.K.Pogradecipress.al