Mëngjesin e kësaj të hëne një protestë është zhvilluar nw fshatin Libonik të bashkisë Maliq, ku banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me një kompani të përpunimit të vajit të automjeteve që operon në këte zonë. Ata thonë se prej 3 vitesh që nga momenti që kjo kompani ka filluar punwn, për shkak të emetimit të gazeve jetesa është bëre e vështirë aq sa janë detyruar të mbajnë edhe maska. Ndërsa ajri nw zonw mban një erë tepër të rëndë dhe është i ndotur.
Gjithashtu banorët e shqetësuar thanë se kjo kompani ndodhet brenda vendbanimit. Protesta nisi me një marshim nga qendra e fshatit deri përpara kompanisë, ku pati edhe debate mes administratorit të kompanisë dhe banorëve.
Për këtë situate reagoi dhe Julian Suljoti (Administratori i ANSOIL), i cili tha se aroma e lëshuar nga fabrika nuk është e dëmshme për shëndetin, pasi kjo kompani përdor fjalën e fundit të teknologjisë. Ndërkaq ai tha se inspektiorati i mjedisit ka bërë vleresime në të cilen nuk rezulton të ketë ndotje apo lëshim të substancave të dëmshme për shëndetin e banorëve. Administratori pranon faktin se shqetesimet janë drejtuar edhe më parë nga banorët e Libonikut. Në protestë morën pjesë banorët e zonës dhe reagimi ishte paqësor nga ana e tyre.
Nga një komunikim me Drejtorin Dritan Metaj të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Berat/Elbasan/Korçë bëhet e ditur se ka filluar prej datës 15 Dhjetor me kërkesë të Bashkisë Maliq, ka nisur një inspektim edhe pse kompania ka një leje mjedisore, ku i janë lënë detyra kompanisë për të rregulluar parametrat e emetimit, në rast të kundërt do të merren masa.
Inspektoriati komunikon: “Subjekti të bëj matjet me laborator të akredituar, sipas kushtit 7.1 të Lejes së Mjedisit, ku i kërkohet “Matje të substancave NOx me kusht që vlerat të shkarkimeve të jenë caktuar, CO, pluhuri total, TOC, HCL, HF, SO2” me interpretimet përkatëse, dhe një kopje ta dorëzojë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Berat/Elbasan/Korçë brenda datës 10.01.2024.”/Pogradecipress.al